“Ne jemi pranë jush ”, thotë presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen në mesazhin e saj për aksidentin e trenit në Tempi.

“Mendimet e mia janë me popullin e Greqisë pas aksidentit të tmerrshëm të trenit pranë Larisës që mori kaq shumë jetë mbrëmë.

E gjithë Europa mban zi me ju. Gjithashtu u uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Ne jemi pranë jush”, shkruan Ursula von der Leyen në postimin e saj në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb