Partia Mundësia çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit të dielën në Pallatin e Kongreseve mes mijëra mbështetesve të kësaj force të re politike.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e vuri theksin tek korrupsioni që sipas tij është burimi kryesor i problemeve me të cilat shqiptarët përballen cdo ditë. Shehaj tha se korrupsioni është sot mënyra se si qeveriset vendi.

“Ky sistem nis nga maja e shtetit dhe zbret në çdo hallkë të administratës, duke pasuruar zyrtarët dhe varfëruar qytetarët. Pagat, pensionet dhe ndihmat sociale janë minimale, ndërsa tenderat dhe lejet e ndërtimit blihet e shiten”, tha ai. Kreu i Mundësisë tha se vizioni i partisë që ai ka themeluar është lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, për një shtet që nuk i bëhet barrë qytetarëve dhe një ekonomi të lirë që do të sjellë zhvillim në një vend ku qytetarët ia dalin me punë të ndershme.

Pjesë nga fjala e Agron Shehaj:

Shqipëria sot përballet me shumë probleme, por burimi kryesor është korrupsioni. Ai nuk është vetëm fenomen, por mënyra se si qeveriset vendi.

Ky sistem nis nga maja e shtetit dhe zbret në çdo hallkë të administratës, duke pasuruar zyrtarët dhe varfëruar qytetarët. Pagat, pensionet dhe ndihmat sociale janë minimale, ndërsa tenderat dhe lejet e ndërtimit blihet e shiten.

Ligji është kthyer në instrument shantazhi. Drejtësia sulmohet vazhdimisht nga politikanë të korruptuar. Në 12 vjet kemi humbur 1 milion njerëz. Familjet po copëtohen dhe të rinjtë largohen sepse nuk kanë as shpresë e as mundësi.

Ekonomia kontrollohet nga një pakicë e lidhur me pushtetin. Konkurrenca nuk ekziston, monopolet dominojnë dhe çmimet janë më të larta se në Europë. Rrogat mezi mjaftojnë për mbijetesë.

Administrata është e mbushur me njerëz që punësohen nga lidhjet personale dhe korruptivet. Sipërmarrja e ndershme përballet me barriera dhe gjoba.

Spitalet private që mbështeten nga qeveria lulëzojnë, ndërsa ato publike shkatërrohen. Arsimi nuk përgatit të rinjtë për punësim, por për emigrim.

Në pushtet janë ende njerëzit e tranzicionit të viteve ‘90. Kurre nuk kane sjell ndryshim, vetëm rotacion. Nuk kanë asnje  vizion për të ardhmen.

Por tani, shqiptarët kanë një alternativë të vërtetë: Partinë Mundësia. Ne jemi ndryshe. Krejtësisht ndryshe.

Vizioni

Ne besojmë në një shtet të vogël, që i lë qytetarët të lirë të ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre. Ne duam një Shqipëri ku qytetarët nuk e ndiejnë shtetin si barrë, por si garantues të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë.

Një shtet që nuk rëndon mbi qytetarin është një shtet që i jep mundësi çdo individi të lulëzojë.

Ne besojmë se mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik vijnë nga liria dhe përgjegjësia individuale. Një shqiptar i lumtur është një shqiptar i pasur dhe i lirë të realizojë potencialin e tij.

Ne besojmë se lufta kundër korrupsionit është jetike për të krijuar kushtet për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Shqipëri. Drejtësia është shtylla kryesore e një shoqërie të lirë dhe të drejtë.  Ne besojme qe rritja ekonomike eshte celsi i zgjidhjes se problemeve te shqiptareve.

Pa rritjen ekonomike nuk mund te kete nje arsim me te mire, nje shendetesi me cilesore, infrastrukture moderne.

Pa rritje ekonomike nuk mund te kete nje jete me te mire.

Ne jemi te vetmit qe besojme se ekonomia nuk rritet fale shtetit.

Ne jemi te bindur se shteti ka qene pengesa me e madhe e rrijtes ekonomike te Shqiperise ne keto 34 vite.

Ne nuk premtojne mrekullira. Sepse mrekullite i bejne njerezit, nuk i bejne qeverite.

Njerezit do te rrisin rrogat. Ata do te rrisin ekonomine. Ata do te rrisin bizneset e tyre.

Ata do te shtojne vendet e punes, jo shteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb