FIER- Policia e Fierit ka shpallur në kërkim dy shtetas të cilët në periudhën dhjetor 2015- Janar 2016 kanë mashtruar persona të ndryshëm duke i marë shumën prej 350 euro deri 700 euro me premtimin se do t’i siguronin kontratë pune në shtetin e Katarit.

Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi indikimit të paligjshëm”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit:

I.A., 47 vjeç, banues në Tiranë
M.B.,48 vjeç, banues në Lushnje

Ata kanë mashtruar shtetasit: ­L.Sh., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.­G.D., 45 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje. ­O.H., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnje. ­F.B., 43 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje. ­B.K., 53 vjeç, banues në fshatin Gërmenje, Lushnje. ­A.M., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjepër hetime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: