Eshtë arrestuar në Qafë Thanë një 52 vjeçar nga Shkupi pasi ishte shpallur në këkrim ndërkombëtar nga shteti bullgar.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

NJOFTIMI I PLOTE

Qafë-Thanë

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë të shtetasit maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R.H, 52 vjeç, banues në Shkup.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar.

Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim.
 
Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb