Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit.
Blutë njoftojnë se shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Të rinjtë ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Savona, Itali, u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm”.
Njoftimi:
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kinostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Viijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali.