Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja në studion e News24 lidhur me arrestimin e Jani Alias nga autoritetet greke në Athinë.

Alia, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasjen e Elton Çiçës në vitin 2016, u kap gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Sipas Çelmetës, lëvizjet e dyshimta të Alias kishin tërhequr vëmendjen e policisë greke, e cila e shoqëroi për verifikim.

Gjatë këtij procesi, Alia paraqiti një dokument identifikimi të falsifikuar, por kontrolli i shenjave të gishtave zbuloi identitetin e tij të vërtetë. Pas kësaj, autoritetet greke e arrestuan menjëherë.

“Jani Alia, i cili vrau Elton Çiçon, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Autoritetet greke në Athinë kanë vërejtur lëvizje të dyshimta të Jani Aliajt dhe e kanë shoqëruar atë për verifikim. Ai ka treguar një dokument identifikimi fals, i cili është pikasur nga autoritetet. Pas marrjes së shenjave të gishtave është zbuluar identiteti i tij dhe më pas është kryer arrestimi”, u shpreh ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb