Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Maqedonisë së Veriut pasi kërkohej nga Interpoli. Siç njoftojnë mediat vendase, shqiptari I. S., është ndaluar në pikën kufitare të Dolno Bllacë.

Ai ishte i regjistruar me masën “arrest” në dosjen operative të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë se Veriut me kërkesë të Interpolit.

Mediat nuk saktësojnë akuzën ndaj tij, por 34-vjecari i është dorëzuar Komisariatit të Policisë, Kisella Vodë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb