Reperi Noizy ka reagur lidhur me lajmin se Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim së bashku me D.J.Crax dhe e akuzon për ‘’lëndime të rënda trupore’’. Noizy përmes një shkrimi në rrjetet sociale shprehet se ky është një kurth dhe se ai nuk ka lidhje me ngjarjen ku u dhunua personazhi i TikTok-ut Medi Iseni dhe një i afërm i tij.
Teksa ai pretendon se nuk është arratisur, por po konsultohet me profesionistë dhe do ta ndjekë në rrugë ligjore ngjarjen.
Reagimi
Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatikë si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gishjt fare, zero!
Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjesë.
Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nëse janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.
Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këto dhe ccdo institucion se kurrsesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje ccështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.
Bashkë me studion e avokatisë së kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar ccdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.
Rigelsi
(BalkanWeb)