Është arrestuar në Verona të Italisë, Arian Tuku.
Mësohet se Tuku ishte shpallur në kërkim policor.
Arian Tuku ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të mega-operacionit të kryer disa ditë më parë.
36-vjeçari nga Lezha ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”.
Atentati ndaj Aleks Ndrekës ndodhi më 1 dhjetor 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur.
(Balkanweb)