TIRANE

Një indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimin drejt Indisë, është vënë në prangat e policisë shqiptare.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H.P, 59 vjeç. Shtetasi në fjalë mësohet të jetë kapur në aeroportin e Rinasit në tentative për t’u larguar nga vendi.

“ Arrestohet provizorisht një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian: H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi.

Gjykata Patiala House/Neë Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”. Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.”-shkruan policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb