GJIROKASTËR

Policia e Gjirokastrës njofton se në vijim të punës për të ndaluar personat e shpallur në kërkim, ka arrestuar një shtetas, i dënuar për dhunë në familje.

Në pranga përfundoi E.P 35 vjeç, banues në fshatin Zhulat të Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :

E.P., 35 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër, pasi:

Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1 të Kodit Penal.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb