MAT- Policia e Matit në bashkëpunim me policinë Kufitare të Kapshticës ka vënë në pranga një 44-vjeçar të shpallur në kërkim e të dënuar për disa vepra penale.

Sipas të dhënave zyrtare, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, është arrestuar shtetasi Hazbi Kurtagja, 44 vjeç, banues në Klos.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vjedhje e energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, si dhe për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me datë 02.11.2015, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: