MALLAKASTËR 

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar në Mallakastër, pasi ishte person i shpallur në kërkim për trafik droge.  Ndaj tij Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për ” Kultivim të bimëve narkotike”.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:

A.Sh, 21 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb