FIER

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale “”Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Bëhet fjalë për Denis Mollaj. Ky i fundit është dënuar me një vit burg në mungesë nga Gjykata e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D.M, 31 vjeç, banues në Patos. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale  “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”. Në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: