KOSOVË

Një shtetas serb është arrestuar si i dyshuar për krime lufte në Kosovë. Policia e Kosovës thotë se arrestimi i tij është kryer ditën e hënë në lagjen  “Emshir” në kryeqytet.


I arrestuari serb, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije dyshohet se ka kryer  “Krime kundër civilëve të pafajshëm” në qershor të vitit 1999, periudhë kjo kur Serbia ushtronte gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.


(balkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb