Policia e Shkodrës ka arrestuar një 75-vjeçar të shpallur në kërkim.
Blutë njoftojnë se ndaj këtij personi ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin në kërkim K. I., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 19.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.