Marklen Haka është arrestuar pasi ishte në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revansh’.

Supas burimeve për BalkanWeb, mësohet se është arrestuar në Nikël të Krujës.

Kujtojmë që Marklen Haka është pjesë e ‘Bandës së Niklës’, ku në shtator të 2019 i shpëtoi një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij.

Më tej ai u përball edhe me një atentat tjetër në 2022 ku mbeti i plagosur.

Haka akuzohet për tentativë vrasje, grup kriminal e armëmbajtje pa leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: