Policia ka përmbyllur me sukses operacionin e koduar “Survey”, duke vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur shtetasin L. P., banues në Shkodër, i cili kishte qenë në kërkim prej kohësh.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.