TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, të dënuar me 8 vite burg për “Trafikim të narkotikëve të kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.

Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar Arben Xibri, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb