Kërkimi i policisë në Mbretërinë e Bashkuar për një hajdut të një arke me birra ka hedhur dyshimet se mund të jetë aktori i njohur, David Schwimmer.

Zyrtarët në Blackpool publikuan pamjet filmike të njeriut që ka ngjashmëri të madhe me aktorin, i cili njihet për rolin e tij si Ross tek seriali “Friends”.

Ai iu përgjigj videos së policisë me një postim në Twitter e Instagram ku i uronte oficerëve fat me hetimin.

 104003914 Schwimmer
104003914 Schwimmer

“Ju betohem që s’kam bërë gjë. Kam qenë në Nju Jork. I uroj policisë të ketë fat me kapjen e autorit”, shkruajti ai.

“Friends” është një nga komeditë më të famshme që ka realizuar 10 sezone.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: