SARANDË

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Bëhet fjalë për shtatasin G.L, banues në fshatin Bajkaj në Delvinë.

“Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim G.L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë.Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për “Vjedhje”, vepër penale për të cilën Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: