SARANDË

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi F.M, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje, ndërsa tjetri u kap në flagrancë pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike.

“Policia ka bërë ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të një shtetasi tjetër.Ndalohet shtetasi në kërkim F. M., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Arrestohet në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” shtetasi A. P., 20 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi në lagjen nr.4 Sarandë, iu gjet e fshehur në trup një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva”-njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb