Italia është në kërkim të konfirmimit. Armata “azzurre” e Luciano Spallettit, bëri një autokritikë të fortë pas një evropiani zhgënhyes si ai i Gjermanisë, duke fituar ndaj Francës 1-3, në shtëpinë e këtyre të fundit madje. Por kjo fitore nuk duhet të mbetet një rast i izoluar dhe këtë gjë e dinë mjaft mirë vetë italianët, të cilët të hënën në mbrëmje në Bukuresht kanë një rast të mirë pasi do të luajnë ndaj Israelit, kundërshtarit teorikisht më të lehtë të grupit, ndaj kanë mundësinë të kërkojnë fitoren e dytë për t’u konfirmuar sërish se Italia është ende e “gjallë”.

Në prag të sfidës tekniku i “azzurrëve” u shpreh: Jemi munduar të modifikojmë disa gjëra pas Evropianit. Humori në skuadër është rikthyer e kjo është diçka shumë e rëndësishme. Lojtarët duhet të besojnë më shumë në vlerat dhe cilësitë që ata kanë. Isreaeli është një skuadër e rrezikshme sidmos në kundërsulm, nëse nuk tregohemi të kujdesshëm mund të na ndëshkojnë. Nëse nuk jemi të përgatitur psikologjikisht për këtë ndeshje, mund të biem lehtësisht në “kuth”, theksoi tekniku “azzurr”.

Ndryshime pritet të ketë edhe në formacion, me italianët që në diferencë nga sfida e Parisit pritet të ndryshojnë diçka në formacionin titullar. E sigurte mungesa e Calafiorit për shkak dëmtimi, me Bastonin që pritet të zërë vendin e tij e Bungiorno të spostohet në qendër të mbrojtjes. Në mesfuishë mungon Frattesi për shkak lëndimi, ndërkohë që do të konfirmohet dysha Ricci-Tonali. Dimarco pritet që të lihet pushim, do të jetë Udogie në end të tij në linjën e majtë. Në sulm nga minuta e parë pritet që të luajë sulmuesi i Fiorentinës, Moise Kean.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: