Juve mbetet në kërkim të një zëvendësuesi për Dusan Vlahovic. Në listën e dëshirave të përpiluar nga trajneri Allegri gjejmë emra të rëndësishme, lojtarë që e njohin mirë Serie A.
Dries Mertens është kthyer në objektivin kryesor, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që janë të gatshëm ti ofrojnë 5 milionë euro në sezon, fundja belgu do të transferohej falas në Torino.
Nëse dështon pista Mertens, plani B është Alvaro Marota, spanjolli është gati në çdo moment të rikthehet në “shtëpi”. Dy emra të tjerë janë Luis Muriel për të cilin duhen 15 milionë euro dhe Timo Werner, gjermani është dhe opsioni më i kushtueshëm.
(BalkanWeb)
