Indonezia përgatitet të miratojë një ligj të ri e të diskutuar, i cili kriminalizon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe i konsideron të jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks.

Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore. Projekt-ligji i cili parashikon gjithashtu dënime për fyerjen e presidentit, është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha aprovim të mërkurën.

Human Rights Watch e cilësoi këtë draft “rrënues jo vetëm për gratë dhe pakicat fetare e ato gjinore, por për të gjithë indonezianët”, ndërsa u bëri thirrje  ligjvënësve vendas të heqin nenet e diskutueshme përpara se projektligji të aprovohet.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë, por mburret duke e cilësuar veten si “komb tolerant me një përzierje të larmishme etnish dhe besimesh”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb