Policia e Berlinit do të vazhdojë të veshë uniformën e plotë të verës, përfshirë pantallonat e gjata dhe mund të heqë vetëm kapelën në valën aktuale të nxehtësisë që ka përfshirë vendin.


“Uniforma mbetet e pandryshuar edhe në temperatura të larta”, theksoi zëdhënësi i policisë, Benjamin Jendro.


Sindikata e policisë kërkoi më shumë njësi kondicionimi në zyra dhe vuri në dukje se sistemet e disa prej automjeteve të policisë janë të vjetruara.


Privilegji “Hitzefrei”, thënë ndryshe ”jo vapë” u jepet vetëm nxënësve dhe disa lloj profesioneve, që dërgohen në shtëpi kur moti është shumë i nxehtë, por ky privilegj nuk vlen për policinë.

“Zyrtarët duhet të jenë në detyrë në çdo lloj moti”, tha Jendro. (Atsh)