Gazetari Robert Papa, në një lidhje me Skype në News 24 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komentoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet amerikane.

Papa tha se në kohën e Trump, amerikanët kishin më tepër para. Sipas tij, Trump fitoi sepse shkoi tek emocionet e amerikanit të thjeshtë, që ndjen rritjen e madhe të çmimeve. Papa u shpreh se Trump do të bëjë gjëra të mëdha për Amerikën dhe botën.

Robert Papa: Fitorja e Trump ishte e thellë. Trump shkoi tek emocionet e amerikanit të thjeshtë, që ndjente peshën e inflacionit. Kamala Harris ka thënë në një intervistë se nuk di se çfarë të bëjë diçka ndryshe nga Donald Trump. Trump luajti me frikën e emigrantëve të paligjshëm, që e kanë bërë të pajetueshme jetën në qytetet amerikane. Në fund të fundit, ekonomia është ajo që vendos. Këtu ai ‘goditi në kokë”. Janë rritur çmimet në mënyrë të pashpjegueshme, janë rritur siguracionet.

Në kohën e Trump, rroga reale e Trump u rrit rroga 8.2 përqind. Në kohën e Donald Trump, amerikanët kishin më shumë para. Në kohën e demokratëve, nëse punoje përtej orarit të punës, kishe taksë 40 përqind. Kjo rëndonte familjarët amerikanë. Shumë demokratë u çregjistruan dhe u regjistruan si republikanë. Harris nuk e njeh jetën reale, ndërsa Trump shkoi tek njerëzit e thjeshtë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb