SHKODËR
Dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë e trup. Ky ka qenë atentati i parë nga dhjetëra qytetarë në mes të qytetit të Shkodrës në mes të ditës.
Fatos Verracaku, i cili merrej me tregtinë e peshkut dhe miku i tij Fatmir Mehaj kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Por pas disa minutash, Verracaku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë. Ferracaku e kishte mik Mehajn, pasi i kishte marrë motrën për grua.
Ndërkaq burime nga Policia e Shtetit raportuan për “BalkanWeb” se policia ka gjetur motorin e autorëve të djegur, një skenë e ndodhur edhe në krime të mëparshme në Shkodër, por me automjete.
(m.k/BalkanWeb)