TIRANE– Në ditën e dytë të koncertit të Alban Skënderaj në Pallatin e Kongreseve, bashkëshortja e tij Miriam Cani ka disa fjalë zemre për gjysmën e saj më të mirë.
Sonte pasi kanë kënduar disa nga duetet e tyre më të suksesshme, Miriam e ka ndjerë me zemër të shprehet për Albanin si nga ana profesionale po ashtu edhe nga ana personale.
Ajo rrallëherë e komplimenton për arritjet profesionale, por sonte ajo ndihet shumë krenare për të, dhe ia thotë përpara gjithë adhuruesve të muzikës së Albanit.
Këtë muaj ata festojnë edhe 11-vjetorin e lidhjes së tyre, prandaj Miriami përveç se i shpreh gjithë krenarinë që ndjen për arritjet në karrierë, ajo sonte i thotë të dua në mes të skenës. videoja është publikur nga revista Class në Instagram.
“Jam shumë e lumtur dhe emocionuar që sonte jam këtu. Është një kënaqësi jo vetëm profesionale, por mbi të gjitha shpirtërore, dhe personale që sonte jam këtu pjesë e gëzimit dhe arritjes tënde artistike më të madhe. Këtë muaj mbushim 11 vite bashkë dhe nuk është se i bëjmë komplimente profesionale njëri-tjetrit, më shumë e kritikojmë që të bëhemi gjithmonë më të mirë. Por sonte unë dua që të them se jam më krenare se kurrë për ty sepse muzika jote e meriton këtë skenë dhe uroj nga shpirti, që Zoti të bekojë çdo hap tëndin artistik, sot nesër dhe përgjithmonë. Të dua shumë”,-shprehet Miriami.
(BalkanWeb)