KORÇË

7 Marsi në qytetin e Korcës merr një tjetër kuptim, pasi kjo fesë lidhet me “Mesonjëtoren e parë shqipe” që u cel në Korçë në 8 mars 1887. Korça ka qindra mësues të përkushtuar. Në takuam njërën prej tyre, sot në pension e cila ka mësuar dhe edukuar breza të tërë.

Nadia Kondili gjithë jetën e saj ka qenë mësuese në Korcë. Me nostalgji, e delikatese ajo tregon mbi atë që e quan mësuesi dhe mbi të gjitha kulturë. Nadia Kondili sot është 65 vjeçe. 5 vite më parë ka dalë në pension, ndërkohë që në këtë ditëi rikthehen në kujtesë 41 vitet e mësuesisë, një punë e gjatë për edukimin e brezave të tërë. Eksperiencat dhe sfidat e mësuese Nadias janë të shumta pasi ajo ka punuar si në qytetin e Korcës ashtu edhe në shkollat e fshatrave, madje 16 vitet e punës si mësuese në fshatin Pirg, ajo i cilëson si përvojën më të bukur.

Pasi tregon disa albume me fotografi të jetës dhe profesionit të saj, mësuese Nadia shpjegon se si një mësues duhet të ketë marrëdhënie jo vetëm me nxënësit e tij por edhe me prindërit, për të siguruar bashkëpunimin në mirëedukimin e fëmijëve.

Vitet e shumta në punë i kanë falur një eksperiencë të papërshkrueshme ku nxënësit tashmë të bërë prindër, e kujtojnë ende mësuese Nadian me telefonata apo nëse është një takim i rastësishëm edhe me buqeta me lule.

Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar mësuese Nadia dha një mesazh për të gjithë mësuesit. Të gjithë mësuesit që kanë sakrifikuar duke dhënë kontributet e tyre për zhvillimim e arsimit dhe dijes tek fëmijët nuk duhet të kujtohen e të respektohen vetëm në një ditë të tillë, por gjithë jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb