Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë si drejtues i kryesisë së OSBE, ku ka deklaruar se në krye të axhendës së saj është konflikti në Ukrainë, dhe pse rruga drejt paqes është shumë e gjatë.
Ai ka thënë se pikërisht edhe takimin e parë që do të zhvillojë do ta bëjë për këtë çështje.
PJESË NGA FJALA E EDI RAMËS
I nderuar sekretar i përgjithsëhm, të nderuar shkelqësi. E filloj duke falënderuar Miroslav Lajcak, duke përgëzuar ekipin sllovak që drejtoi OSBE gjatë një viti të shkuar sfidues.
Mblidhemi sot për të filluar punën e për të shenjuar kryesinë shqiptare të OSBE. Rruga e shtruar nga Sllovakia do të na sigurohet si një kryesi shembull.
Jemi në shoqëri të mirë. Në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, kur Shqipëria 45 vite më parë e cila ishte një Kore e Veriut, një shoqëri e izoluar kokëfortë dhe me urrejte ndaj botës së lirë.
Shqipëria ishte i vetmi vend europian që refuzoi të jetë pjesë e osbe por dhe të denonconte krijimin e saj si një shprehi e degjenerimit të anëtarëve të saj.
Unë isha një pioner me shall të kuq kurse sot unë ju drejtohem si kryetar i kësaj organizate nga Vankuveri në Vladivostok.
Çfarë jete për brezin tim në një kohë transformimesh për botën. Jam i ulur sot në këtë karrige, s’mund t;ju kushtoj një homazh atyre që vuajtën në internim apo nëpër burgje që kontribuan në vendin tim në rrugën e vështirë të tranzicionit demokratik në kohën kur ishte diktatura brutale. Gjatë demokracisë ne vendin tim OSBE ishte
Nuk më pëlqente shumë OSBE-ja, në qeveri më duket e ashpër, në opozitë e butë. Përtej këtyre shakave, pa OSBE gjithçka që ne dëgjojmë do të ishin më shumë probleme për tu zgjidhur. Ndjej përgjegjësi për t’i dhënë diçka OSBE-së mbrapsht pasi i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë. Ndërkohë që Evropa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në situatë të mirë roli jonë për paqe dhe demokraci janë fjalë kyçe dhe do jenë objektiva të përbashkëta. Parimet bazë të Helsinkit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, integriteti territorial mbeten një recetë dhe të pathyeshme si në të shkuarën.
Kjo shprehje përmban tri elemnte kryesore, së pari rëndësinë për të nderuar angazhimet dhe detyrime tona pasi s’mund të marrim angazhime të reja pa respektuar ato ekzistuese. Të fokusohemi tek instrumentet që zotërojmë dhe e treta përgjegjësia të ndahet mes 57 shteteve dhe të kemi një vizion dhe vullnet të përbashkët. Jemi të vendosur ta nisim nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe diskonflikti aty ku askush s’mund të shkojë.
Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Misioni i OSBE është i përfshirë në sigurimin e paqes dhe sigurisë. Ka pasur sinjale pozitive nga aty por rruga drejt paqes mbetet e gjatë.
Misioni i OSBE dhe Ukraina do të jenë në axhendë gjatë vizitës sime të parë. Procesi për zgjidhjen e konflikteve do të jetë në krye të axhendës së Shqipërisë së OSBE.
Na duhet që të maksimizojmë misionin e OSBE në vendet ku operon dhe të menaxhojmë ekipet. Duhet të rekrutojmë krerë dhe zv.krerësh misionesh të OSBE në disa vende.
Ju bëj thirrje vendeve të na sjellin emra kandidatësh dhe ta bëjmë këtë një proces. Qeveria jonë është krenarisht në 5-shen e aleancës gjinore. Sa më shumë gra tëangazhohen, aq më shumë punë reale do të bëhen.
Institucionet tona autonome janë unike, i shtojnë vlerë OSBE-së dhe komunitetit ndërkombëtar. T’i vlerësojmë këto asete, fjalën e lirë, luftën kundër dhunës ndaj grave, çuarja përpara e mirëqeverisjes.
(BalkanWeb)