Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës. Protesta u zhvillua jashtë godinës së Parlamentit për tre orë e 30 minuta, ndërsa më pas protestuesit u zhvendosën drejt ambienteve të Policisë së Tiranës për tu solidarizuar me protestuesit e shoqëruar nga policia.

Gjatë protestës te Parlamenti u dëgjuan thirrje kundër qeverisë. Protestuesit tentuan të çajnë tre herë kordonin e policisë dhe ia dolën në tentativën e katërt. Megjithatë policia arriti ta neutralizonte shpejt situatën. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se janë protestuesit e Unazës së Re ata që u konfrontuan fillimisht me policinë.  Që në nisje u hodhën shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të policisë. U raportua për dy policë të lënduar nga shashkat.

Tensione pati edhe te Drejtoria e Policisë së Tiranës, por rreth orës 15:00 opozitarët u zhvendosën te selia blu duke i dhënë fund protestës së sotme, e cila zgjati plot pesë orë

Mbyllet protesta e opozitës

ORA 15:00- Me një fjalë të nënkryetarit të PD-së, Edi Palokës opozita i ka dhënë fund protestës së saj të gjashtë. Ai ka deklaruar se rruga e tyre për rrëzimin e qeverisë nuk ndalet me kaq.

Opozita 5 orë protestë, turma drejt selisë blu
ORA 14:55- Ndërsa është protestuar për 5 orë, fillimisht te Parlamenti e më pas te Drejtoria e Policisë së Tiranës, protestuesit po lëvizin drejt selisë së PD. Pritet që aty të bëhet edhe mbyllja e protestës së sotme.

Opozita ultimatum policisë: Nuk lëvizim që këtu, lironi djemtë tanë
ORA 14:38- Pas 30 minutash, përfaqësuesit e PD dhe LSI dolën nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kishin një ultimatum të qartë për policinë, që të lironin protestuesit, në të kundërt askush nuk do largohej.

“Sot u zhvillua protesta më paqësore, ka pasur dashuri dhe respekt ndaj policisë, edhe ujin e kemi ndarë me ta, pavarësisht se kishin frikë ta merrnin. Ne lamë ultimatumin tonë: Të dalin djemtë sa më shpejt, jemi këtu dhe nuk ikim. Pse? Nuk kanë bërë asgjë, nuk kanë thyer asnjë ligj. Arrestoni Gjiknurin e çdo njeri që grabit paratë e shqiptarëve”,- tha ajo.

Protestuesit thyejnë xhamat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës
ORA 13:55- Pak pas zhvendosjes pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, protestuesit kërkojnë jo vëtëm lirim të protestuesve të tjerë, por kanë agravuar situatën duke qëlluar me shishe xhamat e Drejtorisë së Policisë. Sipas gazetares Dorjana Bezat ata kanë thyer edhe xhamat.

Protestuesit mbërrijnë te Policia e Tiranës, FNSH në gatishmëri
ORA 13:49- Protestuesit e nisur nga Parlamenti kanë mbërritur tek godina e Policisë së Tiranës. Ndërkohë në gatishmëri para godinës shohim të vendosur edhe FNSH-të. Brenda godinës raportohet se janë shoqëruar disa protestues, prandaj edhe protestuesit u zhvendosën këtu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kaos, protestuesit bllokojnë trafikun
ORA 13:47- Ndërsa janë zhvendosur nga Parlamenti te Drejtoria e Policisë së Tiranës në rrugën “Myslym Shyri” protestuesit kanë shkaktuar kaos e bllokim të trafikut, pasi janë futur mes makinave.

Zhvendoset protesta e opozitës
ORA 13:30- Për 3 orë e 30 minuta opozita ka protestuar para Parlamentit, ndërsa më pas turma u zhvendos drejt godinës së Policisë së Tiranës. Nuk dihet pse kjo lëvizje, ndërkohë që zyrtarisht nuk është njoftuar mbyllja e protestës.

Protestuesit ulen para Parlamentit, çfarë do të thotë ky gjest?
ORA 12:24- Në këto momente, kur ka kaluar më shumë se 2 orë e gjysmë nga protesta, disa prej protestuesve janë parë të ulen para Parlamentit. Ky veprim i tyre është lexuar si një mesazh qëndrese, se ata do të ulen e do të rrinë gjatë aty. Mes tyre është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe disa deputetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mes protestuesve është ulur edhe kreu i PD-së-së së Fierit, Luan Baçi i ndaluar nga policia bashkë me të birin në protestën e 16 Marsit. “Rama ik”, dëgjohen protestuesit gjatë demostratës përballë Kuvendit, ndërsa bashkë me ta janë ulur edhe ish-deputetët e PD dhe LSI.

Protesta, dy policë të lënduar nga shashkat
Ora 12:00- Ndërsa protesta e opozitës para Parlamentit vijon prej dy orësh, raportohet për dy policisë të lënduar. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se janë lënduar dy efektivë policie nga shashkat e hedhura në drejtim të tyre prej protestuesve.


Protestuesit çajnë kordonin e parë të policisë
ORA 11:53- Ndërsa mbante fjalën e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi protestuesit kanë mundur të çajnë kordonin e parë të policisë. Situata është neutralizuar sërish nga policia.

Tension te Kuvendi, tjetër përplasje me policinë
ORA 11:18- Protestuesit tentojnë për të tretën herë të çajnë kordonin policor. Nga ana e tyre uniformat blu iu janë përgjigjur me thirrje për të ruajtur qetësinë. Duket se mes turmës që po tenton të çajë kordonin është edhe deputeti i PD-së, Flamur Noka.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tentativë tjetër për të çarë kordonin policor
ORA 11:00- Është tentuar sërish çarja e kordonit policor nga protestuesit. Policët shihen teksa vendosin kundragaz. Ata kanë bërë thirrje me megafon: Ndërprisni veprimet e dhunshme, ruani qetësinë! Veprimet që po kryeni përbëjnë vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin.

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor, gati ndërhyrja me autobote uji
ORA 10:50- Rreth orës 10:50 minuta protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se janë protestuesit e Unazës së Re ata që po konfrontohen me policinë. Ndërsa Dorjana Bezat thotë se policia po bën gati ndërhyrjen me autobote.

10:45-I pranishën në protestë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari komentoi demostratën sot  ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama ka humbur çdo ndjeshmëri të qytetarëve dhe se i vetmi komunikim që ka është ajo me krimin e organizuar.

Protestuesit me flamuj kombëtar thërrasin në korr: “Rama ik”
ORA 10:40- Në protestën e radhës të opozitës së vendit, përpara parlamentit të Shqipërisë janë mbledhur shumë protestues, të cilët kërkojnë në kor dorëheqjen e kryeministrit Rama. “Rama ik, Rama ik”, janë thirrjet e vazhdueshme të tyre. Protestuesit ndërkaq mbajnë flamuj kombëtar në duar, si dhe përdorin vuvuzela.

 

Kryemadhi e Berisha në protestë, mungon Basha
ORA 10:30- Ndërsa lideri i PD-së Lulzim Basha ndodhet në protestë dhe nuk merr pjesë në protestën e sotme të Partisë Demokratike, në shesh ka shkuar lideri historik i së djathtës, Sali Berisha.

Po ashtu mes protestuesve ndodhet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në protestë janë edhe eksponentë të tjerë të partisë demokratike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë
ORA 10:30- Banorët e Unazës së Re në kryeqytet janë përplasur me forcat e policisë në rrugën përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, pasi forcat policore në këtë vend kishin krijuar kordon.

Banorët thanë se duan të kalojnë për të shkuar drejt Parlamentit ku zhvillohet protesta e opozitës. Por, forcat e policisë ishin vendosur në rrugën hyrëse të pedonales për të mos lejuar kalimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.
Kjo shkaktoi një përplasje mes banorëve të Unazës së re dhe policisë. Me banorët e Unazës së Re është edhe ish-deputeti i PD Klevis Balliu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia thirrje Gazmend Bardhit
ORA 10:28- Policia e Shtetit i është drejtuar me një thirrje organizatorit të protestës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Policia bën thirrje për qetësi dhe për largimin e protestuesve që mbajnë maska. “I nderuar Zoti Bardhi, në mes të protestuesve ka persona që mbajnë maska. Si organizator i tubimit në bazë të ligjit për tubimet merrni masa për largimin e tyre nga tubimi.

Hidhen shashka e bidonë drejt policisë, shfaqet FNSH
ORA 10:22- Protestues të shumtë ndodhen para Kuvendit të Shqipërisë. Ata kanë hedhur shashka dhe bidonë në drejtim të forcave të policisë. Situata ka nisur të tensionohet, ndërsa pas kësaj janë shfaqur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Protestës iu bashkuan edhe banorët e Unazës së Re.

Mblidhen protestuesit e PD
ORA 10:00- Kur na ndajnë vetëm 15 minuta nga nisja e seancës së Kuvendit ka nisur grumbullimi i protestuesve opozitarë. Në këto momente ata kanë hapur një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit, qeveri e korrupsionit”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mblidhet Kuvendi, opozita proteston sërish
ORA 09:30- Mbledhja e Kuvendit këtë të enjte do të shoqërohet sërish me protesta opozitare. Seanca e Parlamentit prtet të nisë në orën 10.00, ku protet të betohen sërish disa deputetë të rinj që marrin mandatet e lëna nga opozita.

Por paralelisht me seancën opozita do të protestojë jashtë godinës së Kuvendit. Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për protestën e sotme. Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës së siguruar nga “BalkanWeb”, e cila u është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Policia ka kaluar në gatishmëri dhe ka bllokuar disa rrugë që të çojnë tek kjo godinë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb