Edit Harxhi, kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, e ftuar në emisionin Log. në News 24, theksoi përvojën e saj politike dhe angazhimin e gjatë në parti. Ajo ka folur për sfidat që ka kaluar PD dhe ka theksuar se rënia e Partisë Demokratike ka nisur që nga viti 2017, dhe se është e nevojshme që ata që kanë kontribuar në parti të kthehen dhe të angazhohen më shumë. Harxhi ka theksuar se struktura e partisë është e mirë, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësime.
Fushata e saj është fokusuar në degët 9 dhe 10 në Tiranë, dhe ka ndihmuar në shtrirjen e shtabit elektoral në gjithë qarkun. Ajo tha se sistemi elektoral aktual nuk është i favorshëm për askënd, dhe është më shumë për një sistem maxhoritar ku përballesh kokë më kokë me kundërshtarin. Sidoqoftë, sipas saj, ky sistem ka përfitime për gratë.
Edit Harxhi ka përmendur rolin e saj në sfidat që ka kaluar Partia Demokratike. Ajo ka treguar se është rikthyer në Shqipëri pas studimeve jashtë dhe ka marrë pjesë në fitoren e PD në vitin 2005, përveç angazhimeve të tjera të rëndësishme, si puna e saj në një mision të rëndësishëm në Kosovë.
Edit Harxhi: Unë kam eksperiencë mjaft të mirë politike. Rënia e PD ka nisur që nga viti 2017 e këtej dhe prandaj të gjithë ata që kanë kontribuar duhet që të afrohen në parti. Struktura e sotme është e mirë, por gjithmonë ka nevojë për më mirë. Fushata ime është fokusuar tek dega 9 dhe dega 10. Shtabi im elektoral është shtrirë në gjithë qarkun e Tiranës. Sistemi elektoral s’është i favorshëm për askënd, jam për sistem maxhoritar, ku të jesh ‘kokë më kokë’ me kundërshtarin. Megjithatë, ky sistem favorizon zonjat. Unë kam eksperiencë politike, jam studente e dhjetorit. Kam qenë në të gjitha sfidat e Partisë Demokratike. Unë u ktheva pas studimeve jashtë, më 2005 kam qenë këtu në fitoren e PD. Kam punuar në Kosovë, në një mision të rëndësishëm.
(Balkanweb)