Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Greqia 53-vjeçarin Fatos Metushi, të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Metushi akuzohet se ka vrarë shtetasin S. A., në vitin 1997.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Fatos Metushi është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit, pasi në janar të këtij viti, ishte në listën e personave më të kërkuar në Tiranë.

Në listën e publikuar nga policia, mes 22 “gangsterëve” më të kërkuar të Tiranës ishte edhe 53-vjeçari, i cili është arrestuar në Athinë dhe ekstraduar drejt vendit tonë.

Tosiii
Tosiii

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb