Lajm i mirë për Real Madrid. Tifozët e ekipit kampion mund të ndihen të çliruar. Kylian Mbappe duket se ka rikuperuar dëmtimin e dy javëve më parë dhe do të jetë i gatshëm, që për takimin e së mërkurën në Champions, ndaj Lillë.

Ka qenë vetë klubi mbretëror që ka publikuar edhe listën e lojtarëve të thirrur nga tekniku Carlo Ancelotti për ndeshjen e dytë të fazës së ligës së Champions League. Aty ku bie menjëherë në sy edhe emri i “yllit” francez Kylian Mbappe.

Nëse do të luaj apo jo ndaj Lillë, kjo nuk dihet ende mesiguri, pasi sipas mediave në Spanjë, çdo gjë do të bëhet më e qartë pas stërvitjes së mëngjesit të së mërkurës, ku Carlo Ancelotti do të largojë pikëpyetjet e fundit mbi formacion që do të zbresë në fushë ndaj ekipit francez. Megjithatë me shumë gjasa ai do të jetë në pankinë, Ancelotti nuk do të rrezikojë lojtarin e tij më të rëndësishëm, duke qenë se në horizont është edhe klasikja në La Liga, ajo që do të zhvillohet në 26 Tetor ndaj Barcelonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: