SHKUP– Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev edhe njëherë sot ka përsëritur se nuk do të ndërtohen kampe për migrantët në Maqedoni dhe se lajmet e tilla janë gënjeshtra, transmeton Zhurnal. Kryeministri u shpreh se një gjë të tillë askush se ka kërkuar.

Ai thotë se migrantët nuk e kanë destinacionin final Maqedoninë, por ato vetëm kalojnë në vendin tonë.

Zaev mes tjerash tha se qytetarët që tranzitojnë në Maqedoni, kanë të drejt në përputhje me konventat ndërkombëtare të kërkojnë azil.

“Në këtë procedura, Qendra për përkujdesje të qytetarëve të komunitetit rom ka mundësi dhe mekanizëm që ta menaxhon procesin për kujdesje të atyre personave përderisa udhëhiqet procedura për azil”, sqaroi kryeministri Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb