MAT- Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli të Matit ku u vranë tre persona dhe u plagos një i katërt. Ai është Kujtim Koxha, 51 vjeç, personi që shihni në foto.

Vrasja Ne Mat, Autori Kujtim Hoxha
Vrasja Ne Mat, Autori Kujtim Hoxha

Rreth 2 orë pas ngjarjes dhe një ndjekje në terren 40 efektivë policie kanë mundur të ndalojnë autorin e ngjarjes.

“Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet”, deklaron zyrtarisht policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimave, punonjës të bashkisë dhe autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb