AUSTRALI

Ka humbur jetën në spital burri që sulmoi sot me thikë tre kalimtare në Melburne të Australisë, duke vrarë njërin prej tyre dhe duke plagosur dy të tjerët.

Burri ishte përpjekur të sulmonte edhe një polic, por ishte goditur në gjoks me armë nga policia.

Isis, nëpërmjet agjencisë të saj Amaq, ka marrë përsipër sulmin.

Agresori, sipas agjencisë, ishte një nga ‘luftëtarët’ e Shtetit Islamik. Një dëshmitar okular kishte treguar që përpara se të vritej nga policia burri kishte thirrur ‘Allah Akbar’.

Sipas Daily Mail ai ishte një terrorist somalez, i njohur nga agjencitë e anti-terrorizmit australian në nivel shtetëror dhe kombëtar dhe kishte lidhje me grupet ekstremiste afrikano-veriore.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb