HIMARË

Policia e Vlorës kaarrestuar një 33-vjeçar nga Shkodra i cili është kapur duke qarkulluar në makinë me armë zjarri pa leje.

Në kuadër të planit masave në lidhje me kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 33 vjeçarit E. D, banues në Shkodër.

33 vjeçari, rreth orës 23:30 të mbrëmjes është konstatuar nga shërbimet e FNSH së Fierit dhe Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Himarë, duke udhëtuar me një automjet në afërsi të një karburanti.

Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 8 fishekë, të cilën e mbante në brez.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb