SHBA

Ish-Presidenti i SHBA-së Xhorxh H.W. Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare në Houston. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i tij Jim McGrath shkruan BBC.

Ai udhëhoqi Shtetet e Bashkuara në mesin e një periudhe të turbullt për sa u përket marrëdhënieve globale, përfshi edhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe pushtimin e Kuvajtit nga Iraku.

George Bush Sr, siç ishte i njohur ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës president nën presidencën e Ronald Reagan.

Ai ishte një aviator i Luftës së Dytë Botërore përpara se të hynte në politikë në vitin 1964 si një republikan. Kujtojmë që në prill të këtij viti ndërroi jetë dhe bashkëshortja e Xhorxh H.W, Barbara Bush në moshën 92-vjeçare. Ja disa nga fotot ndër vite të ish-Presidentit të SHBA-së.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb