Në sezonin e tij më të vështirë në krye të Man.City, Pep Guardiola dhe stafi i tij po përpiqen të gjejnë shpëtim në tregun e transferimeve. Janari është shumë pranë dhe për momentin shihet si e vetmja dritare shpëtimi për “qytetarët”.
Këtë sezon, Guardiola po vuan shumë mungesën e Rodrit, për këtë arsye po kërkon në merkato një profil të ngjashëm. Sipas mediave angleze, drejtuesit e City-t, me bekimin e Guardiola-s, do tentojnë të afrojnë Pogba-n.
Mesfushori francez u dënua me 4 vite pasi doli pozitiv me doping, por ky dënim u reduktua me 18 muaj, nga marsi i 2025 Pogba mund të rikthehet në fushë si një lojtar i lirë pasi zgjidhi kontratën me Juventus.
Për Pogba-n, nëse ky transferim do të realizohej, do të ishte një rikthim i bujshëm në Mançester, këtë herë me fanellën e City-t.
(BalkanWeb)