Kosova nderon ish-presidentin amerikan George H.W.Bush, ndërsa në shenjë mirënjohje ndaj figurës së tij ka shpallur sot ditë zie.


Presidenti Hashim Thaçi në shenjë respekti për kontributin e për lirinë e Kosovës, shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore.


Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës është ulur gjysmështizë në të gjitha objektet, brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë, ditë zie është shpallur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(BalkanWeb)