Shqipëria njeh sot rivalët në kualifikueset e Botërorit, me trajnerin Sylvinho dhe të gjithë tifozët që “kryqëzojnë gishtat” që të kenë fat në Zyrih, ose më saktë të mos kenë të njëjtin fat si gjatë shortit për fazën e grupeve në “Euro2024”.

Nga presidenti Duka, te trajneri, madje edhe tifozët, të gjithë shprehin dëshira për rivalët që preferojnë në short, ndërsa në këtë garë parashikimesh janë përfshirë edhe amerikanët e “Weglobalfootball”, të cilët me anë të një kompjuteri, algoritmesh dhe simulimesh sollën për tifozët skenarët e mundshëm për çdo grup për pjesën Evropiane. Fati në këtë rast i buzëqesh Shqipërisë pasi në të dy variantet arrijmë të “peshkojmë” rivalë mese të kalueshëm.

Simulimi
Simulimi

Shqipëria në variantin e parë bie në grup me Kroacinë, Poloninë dhe Azerbajxhanin, një grup ky me katër skuadra, ndërkohë në variantin e dytë me pesë skuadra, Shqipëria është simuluar në një grup me Zvicrën, si kombëtarja më e fortë nga vazoja e parë, Sllovakinë nga vazoja e dytë, Lituaninë nga vazoja e katërt dhe Gjibraltarin nga vazoja e fundit.

Sigurisht bëhet fjalë thjesht për simulim, pasi rivalët e vërtetë të Shqipërisë do të zbulohen duke nisur nga ora 12:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb