ITALI

Dy të vdekur dhe 17 të plagosur është bilanci i një incidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:30 pranë Borgo Quinzio në Rieti, në rrugën Salaria.

Një cisternë e mbushur me lëndë të djegshme ka shpërthyer brenda stacionit të shërbimit duke shkaktuar një zjarr masiv.

Sipas informacioneve të para, mes të plagosurve janë dhe punonjës të ndihmës së shpejtë si dhe 7 zjarrfikës. Një prej viktimave raportohet se është zjarrfikës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur gjatë operacioneve të shkarkimit të karburantit. Shpërthimi ndodhi në depozitën e dytë të zonës së shërbimit ku zjarrfikësit ishin duke punuar për të shuar flakët e shpërthimit të depozitës së parë. Forcat e rendit kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet dhe në vend përveç disa skuadra të zjarrfikësve, kanë ndërhyrë edhe forcat e 118-ës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb