Fit Station, News 24
Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka bërë historinë e boksit duke sjellë për herë të parë titullin kampion Europe. Ai në programin Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa tregoi dhe sfidën e radhës në gjermani me boksierin më të njohur në kolumbi.
“Që nga marrja e titullit kampion Europe gjërat janë bërë më të vështira, jam unë rivali që duhet mposhtur dhe këtë po synojnë të gjithë kundërshtarët. Si në këtë ndeshje që do zhvilloj pasi kam përballë më të mirin e Kolumbisë dhe të Amerikës Latine, është një ndeshje rivalësh, një ndjeshje e vështirë, jam stërvitur me kufizime pasi kam argjëruar dhe uroj të kthehemi me fitore nga Gjermania. Linkun e biletave do e nxjerrim në faqe shumë shpejt”- tha Hysa.
Suksese kam patur që në vogëli që kur jam marr me boks, por tani derisa e kam vënë në trupin tim medaljen e titullit kampion Europe se kam besuar as vetë, më dukej e largët dita.
Ndaj dhe të rinjve ju them mos heqin dorë nga ëndrrat dhe të kenë besim në vete.”- shtoi Hysa për News24.