PAKISTAN – Health Tv nisi transmetimet dy vjet më parë në Pakistan, si një emision mjekësor, ku flitej kryesisht për dermatologjinë dhe gjinekologjinë. Por me kalimin e kohës, ky emision theu një ndër tabutë në Pakistan, të folurit për seksin në televizion.

“Në fillim ishim pak të ndrojtur. Seksi është tabu në Pakistan, por fakti që spektatorët e pritën mirë na dha kurajo për të çuar përpara këtë ide.”- shprehet Muhammad Khaëar, menaxheri i programeve në Health Tv.

Mjekët pakistanezë e cilësojnë diçka pozitive edukimin seksual të njerëzve përmes programeve televizive. Sipas tyre, mungesa e informacioneve rreth seksit mund të shkaktojë dëme fizike dhe psikologjike sidomos tek të rinjtë.

“Pjesa më e madhe e problemeve seksuale në Pakistan vijnë nga mungesa e dijes. Ne sforcohemi t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë se seksi është një temë si çdo temë tjetër. I inkurajojmë të flasin për problemet që kanë dhe jo t’i fshehin ato.”- shprehen mjekët e programit televiziv.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: