Një shorte “kokë a pil” mundësoi zgjedhjen të premten e kryetarit të ri të Komunës në një qytezë të izoluar në Peru, ku dy kandidatët në fund të procesit të numërimit të votave dolën me pikë të barabarta, njoftoi Komisionin Kombëtar i Zgjedhjeve.

Në Tibillo, në rajonin e Ica-s (jugperëndim) fati ishte në anën e Wilbert Estrada, i partisë së qendrës “Nisma Popullore”.

“Falenderoj Virgjëreshën e Shenjtë të qytezës sime, sot më ka buzëqeshur fati. Jam shumë i lumtur për të punuar, të çuar përpara këtë qytezë të harruar”, deklaroi fituesi për median, raporton atsh.

Estrada u shpall fitues përballë kushëririt të tij, Javier Gallegos të Lëvizjes “Rajonale të Punës për Modernizim”.

Secili prej tyre mundi të marrë 102 vota nga një total prej 347 vota të vlefshme të mbledhura në zgjedhjet lokale të 7 tetorit. Dy kandidatët e tjerë mundën të fitojnë pjesën e mbetur të votave.

Kjo zgjedhje e pazakontë u zhvillua në publik, në ambientet e Komisionit Special Zgjedhor të rajonit Ica. Monedha u hodh nga komisari i policisë së qytezës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: