Qeveria nuk garanton shpërblim për pensionistët në fundvit. Ndonëse në çdo fundvit të mëparshme qeveria ka lëshuar dorën për këtë kategori duket se në festat e Dhjetorit ministria e financave nuk ka përgatitur ende një fond të posaçëm. Ministrja e financave Anila Denaj gjatë raportimit në komisionin parlamentarë të ekonomisë për aktin normative të buxhetit 2019 u shpreh se do të shihet ecuria e treguesve ekonomik deri në Dhjetor për të parë mundësinë e një shpërblim.

“Sigurisht që MF do analizojë kërkesën e bërë nga ky komision. Kjo kërkesë ka ardhur më vonë sesa ky akt normative është përpunuar. Ne do shikojmë të gjithë vlerësimet të cilat kanë të bëjnë me zërat e shpenzimeve dhe në muajt në vijim në cdo mundësi të parë për ta alokuar këtë fond do ta shikojmë të mundur por kjo është pjesë e një analize të tremujorshit të ardhshëm dhe është shumë e parakohshme për të thënë sot që do ta marrim parasysh. Kjo në bazë Të performancës së treguesve kjo do të ketë edhe një vëmëndje më të shtuar.” -tha Denaj.

Kërkesa për një fond për pensionistët për këtë vit është bërë nga kryetari i Komisionit të ekonomisë Arben Ahmetaj i cili pavarsisht agrumentave të ministres së financave nuk ka hequr dorë nga ky premtim.

“Ne kemi marr angazhim politik dhe financiarë dhe është kthyer tashmë në traditë që shpenzimi i pensionistëve dhe familjeve në nevojë është pjesë e politikës financiare të kryeministrit në fund të vitit.” u shpreh Ahmetaj.

Vitin që shkoi qeveria dha 5 mijë lekë të reja shpërblim për cdo pensionist dhe po ashtu edhe për familjet me ndihme ekonomike dhe personat me trajtim financiarë të vecantë paketë e cila i kushtoi buxhetit 3.3 mld leke.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb