PEQIN

Gjeli i detit është produkti që nuk mungon në tryezat e asnjë familjeje shqiptare për mbrëmjen e ndërrimit të viteve, por jo vetëm. Në Peqin, një nga zonat me traditë në mbarështimin e gjelit të detit, u çel panairi për tregtimin e tyre. Shitja gjelit të detit varion nga 1 000- 1200 lekë, megjithatë fermerët kërkojnë mbështetje me subvencione, por edhe në ndalimin e importit të shpendit gjatë ditëve të fundit të dhjetorit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj gjatë vizitës në panairin e gjelit të detit në Peqin tha se qeveria do te marrë masa për parandalimin e konkurrencës së pandershme.

Kullotat e hapura ne Peqin garantojnë mish të shijshëm e të shëndetshëm të shpendit të fundvitit, mbarështim i cili shkon në rreth 30 mije kokë vetëm në këtë bashki. Në panairin e gjelit të detit u ekspozuan edhe produkte të tjera të fermerëve vendas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb