Kryeministri britanik Keir Starmer, zotohet se do të rrisë shpenzimet për mbrojtje në 2.5 për qind të ekonomisë deri më 2027, teksa ka pasiguri lidhur me angazhimin e presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë evropiane.

Starmer shprehu synimin që të arrihet edhe 3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket shpenzimeve për mbrojtje, një rritje prej 0.7 për qind nga shpenzimet aktuale që do të shënonte rritjen më të madhe që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

“Duke filluar nga sot, mund të njoftoj se kjo qeveri do të fillojë rritjen më të madhe të qëndrueshme të shpenzimeve të mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, tha Starmer

Njoftimi i Starmer vjen disa ditë para se ai të takohet të enjten me Trumpin në Uashington.

Mbretëria e Bashkuar ka shpenzuar 2.3 për qind të BPB-së në mbrojtje më 2023/24.

Edhe më herët Qeveria e tij ishte zotuar se shpenzimet për mbrojtje do të rriteshin në 2.5 për qind, por nuk ishte thënë se kur do të bëhej kjo.

Kryeministri britanik i tha Parlamentit se rritja do të financohet duke shkurtuar ndihmën për zhvillim jashtë vendit nga 0.5 për qind e të ardhurave kombëtare në 0.3 për qind.

Starmer shtoi se shpreson që rritja e shpenzimeve të arrijë në 3 për qind të BPB-së në Parlamentin e ri, që i bie gjatë një periudhe pesëvjeçare pasi zgjedhjet e reja pritet të mbahen më 2029.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb